Portieri i Manchester Cityt e mbyll ndeshjen me 1 asist dhe 0 pritje
Se portierët e Pep Guardiolës dallojnë nga portierët tjerë e dëshmoi sonte në Ligën e Kampionëve edhe Edersoni.
Manchester City e mposhti 3:2 Schalken në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve në një ndeshje dramatike, me Edersenin që nuk e parti asnjë pritje.
Portieri brazilian i pranoi dy gola, të dyja nga penalltia, por nuk pati asnjë pritje gjatë gjithë ndeshjes.
Megjithatë, ajo për të cilin ai u veçua sonte, ishte asisti te goli i Raheem Sterlingut.
(Kosova Sot)