“Dardanët” ftojnë shikuesit në palestër për ta përkrahur Kosovën

  • 22 February 2019 - 13:31
“Dardanët” ftojnë shikuesit në palestër për ta përkrahur Kosovën

Tifozët kosovarë premtojnë atmosferë të jashtëzakonshme të dielën në ndeshje me Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të dielën ndaj Rumanisë në kuadër të parakualifikimeve të Eurobasket 2021

Tifozët besnikë të Kosovës, “Dardanët” premtojnë se do të dhurojnë spektakël në këtë ndeshje, e cila do të fillojë në orën 20:30.

Ndërkohë, ata i ftojnë të gjithë t’ju bashkëngjiten në palestër për t’i përkrahur Dardan Berishën me shokë, si dhe kanë dhënë informata rreth biletave.

“Të dielen, me 24 shkurt, Kosova jonë pëballet me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2021. Dardanët do të jenë gjithmonë aty për të përkrahur Kosovën në të gjitha sportet dhe garat. Ftojmë dashamirët e sportit, basketbollit dhe tifozët e Kosovës, të na bashkangjiten në përkrahje të djelmoshave tanë, te dielen me 24 shkurt, nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Shpërndarja e biletave dhe rekuizitave për tifozët Dardanë bëhet nga ora 19:30 tek hyrja për ndeshje. Forca Kosova”, shkruajnë “Dardanët”.

(Kosova Sot)