Chelsea po mendon për Cavanin, nëse Hazardi transferohet në Madrid

  • 23 February 2019 - 10:21
Chelsea po mendon për Cavanin, nëse Hazardi transferohet në Madrid

Edinson Cavani mund ta zëvendësojë Eden Hazardin te Chelsea.

Nëse Real Madridi ia rrëmben Chelseat Eden Hazardin, Blutë e Londrës do të tentojnë ta zëvendësojnë belgun me sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani, bën raporton Le10Sport.

Hazard lidhet me Madridin që një kohë dhe mund të largohet gjatë verës.

Edhe pse Chelsea është dënuar së fundmi për dy afate kalimtare, ata do të apelojnë në FIFA.

Ata kanë nevojë për dikë që shënon gola nëse Hazardi shkon, dhe i duhuri për këtë është uruguaiani që ka realizuar 22 herë në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. 

(Kosova Sot)