Valverde “injoron” Messin, thotë se Barça s’mund të luajë pa këtë lojtar

  • 23 February 2019 - 12:27
Valverde “injoron” Messin, thotë se Barça s’mund të luajë pa këtë lojtar

Valverde pret rikthimin e Suarezit kundër Sevillas

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Sevilla, duke u ndalur në veçanti te njëri nga lojtarët e tij, Luis Suarez, i cili ka nisur “agjërimin” me golin.

Ai nënvizoi mes të tjerash: “Kundërshtari në fushën e tij është i frikshëm, luan mirë edhe larg shtëpisë. Ndeshja do të jetë e vështirë, por mjaft e rëndësishme.

“Luis Suarez, si është fizikisht? Në rregull më duket. Javën e kaluar e ka filluar nga stoli dhe ndoshta e “zuri gjumi”. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë me të”.

“Suarez krijon shanse në çdo lojë, ndaj është e vështirë të bëjmë pa të. Nuk ka shënuar kohët e fundit, por gjithmonë fokusi lidhet me emra si ai”.

“Mos harroni se po flasim për golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e klubit. Në dy ndeshjet e fundit, Suarez ka pasur shumë shanse për të shënuar”.

“Të gjithë kemi nevojë për golat e tij, por nevojitet durim dhe këmbëngulje”.

“Kjo është ajo, që po e udhëheq lojtarin në këto momente. Durimi i tij do të shpërblehet, sepse është një lojtar i madh”.

(Kosova Sot)