Piatek po shkëlqen, Gattuso tregon çelësin e suksesit

  • 23 February 2019 - 13:38
Piatek po shkëlqen, Gattuso tregon çelësin e suksesit

Sipas Gattusos, Piatek po shkëlqen me Milanin për shkak të bashkëlojtarëve që po e ndihmojnë 23-vjecarin.

Krzysztof Piatek nuk e ka ndërmend të ndalet. 23-vjeçari, që në janar u ble nga Genoa, arriti të gjejë sërish golin në Serie A mbrëmë me Milanin.

Ai shënoi në fitoren 3-0 të skuadrës së Gennaro Gattusos ndaj Empolit.

Ky ishte goli shtatë në gjashtë paraqitje me Kuqezinjtë për Piatekun, dhe i katërti me radhë në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur si titullar.

Para Krzysztof Piatek, lojtari i fundit që ka shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff (Shtator-Tetor 1998).

Për këtë formë fantastike të Piatekut, Gattuso thotë se meritat shkojnë për gjithë skuadrën, që po e ndihmojnë atë në sulm.

“Piatek ka shënuar rregullisht dhe të gjitha meritat shkojnë për shokët e tij të skuadrës, të cilët e ndihmojnë atë për të shënuar”, deklaroi Gattuso. 

(Kosova Sot)