Arsenali përmbys gjithçka, shënon mesfushori 21-vjeçar

  • 14 March 2019 - 21:34
Arsenali përmbys gjithçka, shënon mesfushori 21-vjeçar

Arsenali ka shënuar tjetër gol ndaj Rennes në “Emirates”, duke përmbysur gjithçka.

Pasi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, realizoi për 1-0 në minutën e 5’, golin e ka gjetur edhe mesfushori i ri, që po luan si mbrojtje si djathtë, Ainsley Maitland-Niles.

Ai shënoi për 2-0 në minutën e 15’, pas një asisti nga ana e Aubameyang.

Me këtë rezultat, Arsenali veç është rrugës për në çerekfinale, pavarësisht humbjes 3-1 në takimin e parë. 

 

(Kosova Sot)