Sulmuesi i Zelandës së re i nderon viktimat e sulmit terrorist duke rënë në sexhde pas golit

  • 17 March 2019 - 10:22
Sulmuesi i Zelandës së re i nderon viktimat e sulmit terrorist duke rënë në sexhde pas golit

Sulmuesi i Melbourne Victory dhe i Zelandës së Re, Kosta Barbarouses, i ka nderuar viktimat e sulmit terrorist ndaj xhamive në Christchurch të premten, me një festim prekës.

Lexo edhe këtë: Ylli i Kosovës: Ne i respektojmë kundërshtarët, por s’ua kemi frikën – duam pikë ndaj Anglisë

Pasi e shënoi golin e parë për skuadrën e tij pas 24 minutave lojë, Barbarouses e bëri sexhden, të cilët besimtarët mysliman e bëjnë kur iu përulen zotit gjatë faljes së namazit.

50 persona u vranë nga sulmi terrorist të premten në dy xhami në Zelandë të Re.

Victory e fitoi ndeshjen 2:1 ndaj Brisbane Roar në Ligën A të Australisë. 

(Kosova Sot)