Legjenda e Man Unitedit: Dua që Manchester City ta fitojë titullin e Premierligës, jo Liverpooli

  • 21 March 2019 - 13:56
Legjenda e Man Unitedit: Dua që Manchester City ta fitojë titullin e Premierligës, jo Liverpooli

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, dëshiron që rivali i qytetit, Manchester City, ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon e jo Liverpooli.

Me vetëm edhe dy muaj të mbetur të kësaj gare, Liverpooli e kryeson tabelën e Premierligës, me dy pikë më shumë se Manchester City. Megjithatë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Liverpooli është në kërkim të titullit të parë të Premierligës pas 29 ditësh, por ecuria jo edhe aq e mirë që nga fillimi i vitit të ri ka bërë që skuadra e Jurgen Kloppit ta shpërdorojë epërsinë prej shtatë pikësh ndaj Manchester Cityt.

Përkundër formës së tyre, Liverpooli i ka ndeshjet e mbetura në Premierligë më të lehta për t’i fituar, të paktën në letër, në krahasim me Manchester Cityn.

Megjithatë, Ferdinandi po shpreson se rivali i qytetit të ish-klubit të tij do të triumfojë në këtë garë.

Lexo edhe: Whoscored: Anglia duhet t’i frikësohet më së shumti Kosovës dhe Milot Rashicës

“Ky është skenari më i keq i mundshëm për një tifoz të Manchester Unitedit ose për dikë që ka luajtur më parë për këtë klub. Situata do të ishte më pak e keqe nëse Manchester City do ta fitonte titullin”, ka thënë Ferdinand. 

(Kosova Sot)