Xhaka me shokë e evitojnë prapë humbjen në fund dhe shkojnë në finale

  • S.A /
  • 10 May 2024 - 08:40
 Xhaka me shokë e evitojnë prapë humbjen në fund dhe shkojnë në finale

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online".

Roma ishte duke avancuar sonte me dy gola të Paredes deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.Mancini shënoi autogol  në mintën e 82-të për 1:2. Kurse, në minutën e shtatë shtesë, Stanisic shënoi pas asistimit të Granit Xhakës. Në finale, Bayer Leverkusen do të përballet me Atalantan që e eliminoi Marseillen.

(Kosova Sot Online )