Finale interesante greko-italiane në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 10 May 2024 - 08:06
Finale interesante  greko-italiane në Ligën e Konferencës

Një finale greko-italiane do të jetë në edicionin e tretë të Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online".

Fiorentina dhe Olympiacos do të përballen në finalen e garës së tretë më prestigjioze evropiane për klube.

Fiorentina dje e eliminoi Club Brugge me rezultat të përgjithshëm 4:3.

E sonte, Olympiacos e mposhti sërish favoritin Aston Villan 2:0, pasi paraprakisht kishte triumfuar në “Villa Park” 2:4.

Për Fiorentina kjo do të jetë finalja e dytë radhazi në Ligën e Konferencës.

Edicionin e kaluar, Fiorentina ishte mposhtur në finale nga West Ham

(Kosova Sot Online )