Të gjitha statistikat e ndeshjes ndaj Danimarkës

  • 22 March 2019 - 09:53
Të gjitha statistikat e ndeshjes ndaj Danimarkës

“Dardanët” e dhuruan një tjetër spektakël mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e ndalën Danimarkën që radhitet në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s.

Kosova e mbylli pjesën e parë duke qenë në epërsi me rezultat 1:0, pas golit të shënuar nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 42-të të ndeshjes.

Megjithatë, pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje miqësore erdhi me tri gola të tjera. Fillimisht ishin danezët ata që e barazuan rezultatin, përmes Christian Eriksenit, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes.

Vetëm tre minuta iu deshën djemve të Bernard Challandes për t’iu kundërpërgjigjur këtij goli. Në minutën e 66-të, Bersant Celina e kaloi Kosovën përsëri në epërsi.

Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta mbajnë rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe danezët e nxorën një barazim përmes golit të shënuar nga Pierre-Emile Hojbjerg, në minutën e 91-të.

Të gjitha statistikat: