Tifozi që hyri në fushë ia kërkoi fanellën Eriksenit, por ajo ishte e rezervuar për dikë tjetër

  • 22 March 2019 - 16:12
Tifozi që hyri në fushë ia kërkoi fanellën Eriksenit, por ajo ishte e rezervuar për dikë tjetër

Mbrëmë, ylli i Tottenhamit dhe Danimarkës, Christian Eriksen, luajti në “Fadil Vokrri”, për ndeshjen miqësore ndaj Kosovës. Afër fundit të ndeshjes, një tifoz hyri në fushë dhe e përqafoi danezin.

Erikseni e shënoi një gol në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Kosovës, mirëpo një tifoz kosovar nuk ishte aspak i zemëruar me këtë gol të danezit. Ai u fut në fushë afër përfundimit të ndeshjes dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia kërkuar fanellën Eriksenit

Por, përkundër përpjekjes së tij, tifozi nuk e mori këtë fanellë, pasi që mesfushori danez vendosi t’ia dhurojë atë një ushtari danez të KFOR-it.

“Unë u habita shumë. Fillimisht mendova se ishte ndonjë lojtar i Kosovës e pastaj mendova ‘Çfarë dreqin po ndodh?’. Pastaj u bë e qartë që nuk ishte një kundërshtar, por një tifoz që po më thoshte diçka”, ka thënë Eriksen.

Danmarks Christian Eriksen (10) giver sin trøje til en dansk soldat efter venskabskampen mellem Kosovo og Danmark på Vokrri Stadium i Pristina i Kosovo, torsdag den 21. marts 2019. Kampen ender 2-2.. (Foto: Mads Claus Rasmussen/Ritzau Scanpix)

“Një gjë e tillë nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë. Preferoj të mos brengosem për tifozët që hynë në fushë. Ishte argëtuese ta provoja një gjë të tillë një herë, por shpresoj që nuk do të ndodhë prapë’.

Image

“Kur sigurimi po e largonte, mendoj se e dëgjova duke ma kërkuar fanellën. Mirëpo, ai nuk e mori atë sepse unë ia dhashë një ushtari danez. Kisha dëgjuar se do të kishte disa ushtarë në stadium, kështu që vendosa ta ruaj për ta”.

25 ushtarë daneze në Kosovë kishin blerë bileta për ta shikuar ekipin e tyre kombëtar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Njëri nga ta doli nga ky stadium me dhuratën e marrë nga Erikseni.

(Kosova Sot)