Biletat për ndeshjen me Turqinë nga 10 mijë deri në 180 mijë. Por sa vende janë shitur deri tani?

  • 22 March 2019 - 17:14
Biletat për ndeshjen me Turqinë nga 10 mijë deri në 180 mijë. Por sa vende janë shitur deri tani?

Limiti Kohor për të gjetur biletë është ora 18.00

Shefi i sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, sot ka një rol të ri: Menaxhimin e kësaj sfide hapëse të eliminatoreve.

Në një prononcim të shkurtër për Supersport, Lurishmi zbuloi mënyrën se si është organizuar takimi, numri i biletave të shitura si dhe tifo-grupet që do të mbështesin sot kuqezinjtë.

“Jemi të gjithë këtu për të organizuar një ndeshje normale dhe sa më afër standarteve që kërkonte UEFA. Të gjithë duam që të fitojë Kombëtarja.

Organizimi i ndeshjes ka disa javë që ka fituar. Normalisht pjesa tjetër është stadiumi, masat e sigurisë, koordinimi edhe me policinë. Për sa i përket biletave të shitura, mund të them që janë afro 11 mijë të tilla të shitura.

Ka një limit kohor deri në orën 18:00 për blerjen e biletave. Të gjithë personat që duan të shohin ndeshjen, kanë edhe pak orë të mbetura. Mund t’i marrin si në Shkodër, ashtu edhe në Tiranë.

Në orën 18:00, stadiumi hapet për të hyrë tifozët. Dje, ishte kontakti i parë me skuadrën pasi unë kam qëndruar në Shkodër. Klima me sa pashë unë ishte shumë e gëzuar. Shpresojmë që sot të arrijmë atë që duam të gjithë, një fitore. Tifo-grupet e pranishme do t’i japin mbështetje ekipit kombëtar. Edhe tifozët e thjeshtë shpresojmë që t’i bashkohen këtyre tifo-grupeve”, përfundoi Nurishmi.  

(Kosova Sot)