Muriqi: Me tifozët në “Fadil Vokrri”, mund ta mposhtim edhe Anglinë

  • 22 March 2019 - 19:13
Muriqi: Me tifozët në “Fadil Vokrri”, mund ta mposhtim edhe Anglinë

Muriqi beson se stadiumi “Fadil Vokrri”, do të jetë vendi ku “Dardanët” do t’i shkaktojnë probleme çdo kundërshtari që do të zbresë në fushë.

Vedat Muriqi, në një intervistë për SuperSport tregoi emocionet e barazimit me Danimarkën si dhe përcolli optimizëm për ecurinë e Kosovës në eliminatorët e Europianit.

Sulmuesi i Kosovës, që ishte titullar në barazimin 2-2, e përsëriti edhe njëherë gjatë ditës së sotme se paraqitja kundër Danimarkës ishte tejet pozitive për “Dardanët”, pavarësisht mënyrës se si pranuan gol në fundin e ndeshjes.

Ai beson se me ndihmën e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund t’i rrëmbejnë pikët e plota ndaj çdo kundërshtari në kualifikimet për “Euro 2020”, madje edhe Anglisë.

“Kemi kundërshtarë të tjerë shumë të fortë në grup si Anglinë, Çekinë… Ku e sheh Kosovën në fund të eliminatoreve? Ne jemi shumë optimistë, edhe pse do të luajmë me Anglinë, Çekinë apo Malin e Zi. Këtu, në Kosovë, ne pretendojmë t’i marrim pikët e plota, madje edhe me Anglinë. Kemi tifozëri shumë të zjarrtë”, deklaroi Muriqi. 

(Kosova Sot)