Kuq e zinjtë ia kujtojnë Turqisë Skënderbeun: Këtu fituam ne

  • 22 March 2019 - 21:49
Kuq e zinjtë ia kujtojnë Turqisë Skënderbeun: Këtu fituam ne

Kuq e zinjtë janë paraqitur me një baner të veçantë në ndeshjen Shqipëri-Turqi, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatorët 2020.

Tifozët shqiptarë kanë shpalosur një baner të veçantë, në ndeshjen që është duke u zhvilluar tani mes Shqipërisë dhe Turqisë

Në baner shfaqet Kalaja e Krujës dhe me shkrimin “Këto fituam ne”.

Jo rastësisht është vendosur pikërisht në lojën Shqipëri-Turqi, duke e ditur historinë që e lidhë këtë monument me Turqinë.

Perandoria Osmane kishte rrethuar tre herë Kalanë e Krujës, por nuk mundi që ta merrte, pasi që forcat tona ishin të udhëhequra nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, mposhtën forcat osmane.

Ata e thyen Krujën në rrethimin e katër, kur Skendërbeu kishte ndërruar jetë. 

(Kosova Sot)