Franca e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin për “Euro 2020”

  • 22 March 2019 - 23:02
Franca e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin për “Euro 2020”

Franca ka marrë pikët e plota kundër Moldavisë, duke e nisur mbarë kështu rrugëtimin për “Euro 2020”.

Kampioni i Botës e mundi në udhëtim 3-0 Moldavinë, në një ndeshje ku shkëlqeu Antoine Griezmann dhe shumica e golave u shënuan në pjesën e parë.

Sulmuesi Atleticos shënoi gol në minutën e 24’, për të zhbllokuar rezultatin, derisa asistoi edhe për 2-0, që shënoi mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane.

Kurse golin e tretë për mysafirët e shënoi sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, në minutën e 36’.

Për 4-0 shënoi Mbappe në atë të 87’, kurse golin e nderit për vendasit e realizoi Ambros në minutën e 89’.

Në Grupin H me Francën gjendet edhe Shqipëria, që u mund 0-2 nga Turqia në “Loro Boriçi”. 

(Kosova Sot)