Duka nuk e përjashton mundësinë që ky trajner ta marrë drejtimin e Shqipërisë

  • 23 March 2019 - 15:53
Duka nuk e përjashton mundësinë që ky trajner ta marrë drejtimin e Shqipërisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë prononcimin e tij të parë pas shkarkimit të Christian Panuccit nga stoli i Kombëtares,

Ai ka konfirmuar për “BalkanWeb” edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.

Duka ka kërkuar që ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra. “Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon”.

Armand Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin.

“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.

(Kosova Sot)