Rahoveci triumfon ndaj Bashkimit
Rahoveci e ka siguruar fitoren e 15-të për këtë sezon të Superligës, në ndeshjen kundër Bashkimit.
Sot, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, u zhvillua ndeshja mes Bashkimit dhe Rahovecit, të cilën mysafirët e fituan me rezultat 80:76.
Kjo ndeshje, e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës, ishte fitorja e 15-të për Rahovecin këtë sezon, ndërsa tetë ndeshje të tjera kanë përfunduar baras.
Ndërsa, për Bashkimin, kampionin në fuqi të Superligës, kjo ishte disfata e 12-të këtë sezon, ndërsa i ka fituar 11 përballje të tjera.
(Kosova Sot)