Ish-trajneri i Argjentinës e kritikon Leo Messin: Për Barcelonën po luan më mirë

  • 24 March 2019 - 10:11
Ish-trajneri i Argjentinës e kritikon Leo Messin: Për Barcelonën po luan më mirë

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Argjentinës, Daniel Passarella, e ka kritikuar qasjen e Lionel Messit me ekipin kombëtar argjentinas, duke pohuar se ai luan më mirë për klubin e tij, Barcelonën.

Rikthimi i Leo Messit te Argjentina nuk shkoi sipas planit, pasi ajo humbi 3:1 nga Venezuela të premten mbrëma

Derisa padyshim ishte lojtari më i mirë i Albiceleste në fushë, Messi prapëseprapë u kritikua nga Daniel Passarella për qëndrimin e tij.

“Ai është lojtar i madh që mund t’i japë shumë çdo ekipi. Por, kur ai luan për Barcelonën, ka qëndrim tjetër. Atje luan më mirë”, tha Passarella.

Ai thotë se nuk e kupton përse ndodh kështu, por se janë gjëra që ndodhin.

“Nganjëherë këto gjëra ndodhin. Nuk e di çfarë është, por duhet të jetë diçka që ai e ndien nga brenda”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)