Man Unitedi i ka gati 250 milionë euro për 3 talente

  • 24 March 2019 - 10:53
Man Unitedi i ka gati 250 milionë euro për 3 talente

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i paguajë 250 milionë euro për t’i sjellë në “Old Trafford” tre futbollistë të talentuar të Kombëtares portugeze.

Gjiganti anglez i dëshiron sulmuesin 19-vjeçar të Benfica, Joao Felix; mbrojtësin 21-vjeçar të Benfica, Ruben Dias si dhe për mesfushorin 24-vjeçar të Sportingut, Bruno Fernandez

Tre futbollistë që janë pjesë e ekipit kombëtar portugez dhe që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e Manchester United kërkon ta përsëritë edhe një herë historinë, duke synuar ta sjellë në Premierligë një tjetër Cristiano Ronaldo.

Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë për United të realizojë këtë blerje të trefishtë, pasi për këta lojtarë janë interesuar edhe Manchester City, Real Madrid, Barcelona e Juventus.

Prandaj “Djajtë e kuq” kanë rritur ofertën, për të bërë të mundur një blerje të trefishtë dhe ta shmangin konkurrencën.

(Kosova Sot)