Premtimi i madh i Alitit para ndeshjes me Bullgarinë

  • 24 March 2019 - 16:28
Premtimi i madh i Alitit para ndeshjes me Bullgarinë

Kosova është gati për Bullgarinë, kështu të paktën thotë, Fidan Aliti.

Pas ndeshjes miqësore me Danimarkën, Kosova do të nisë rrugëtimin për “Euro 2020” të hënën, me sfidën kundër Bullgarisë.

Barazimi 2-2 me skuadrën e 10 më të mirë në botë, dhe mënyra se si pranuan gol në fund të ndeshjes – vetëm sa i ka motivuar “Dardanët” para përballjes me Bullgarinë.

Qendërmbrojtësi në top formë, Fidan Aliti, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, tha se “Dardanët” janë gati për një tjetër natë magjike në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Jemi gati me dhanë maksimumin!”, shkroi Aliti.

(Kosova Sot)