Trajneri i Bullgarisë tregon pse nuk deshën të stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri”

  • 24 March 2019 - 19:35
Trajneri i Bullgarisë tregon pse nuk deshën të stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri”

Petar Hubchev thotë se nuk deshën të stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri” sepse e bënë këtë në qendrën stërvitore në Bullgari.

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, është duke e mbajtur konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

Pas konferencës, nuk do të ketë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi Bullgaria ka kryer gjithçka gjatë ditës në shtëpi.

Sipas Hubchev, është normale mos stërvitja në stadiumin e kundërshtarit para ndeshjes.

“Kjo nuk është diçka e pazakontë, e kemi bërë shumë herë, afërsia me Kosovën e ka bërë këtë”, tha ai.

“Ne e kemi qendrën stërvitore në Bullgari shumë të mirë, dhe kemi stërvitur aty”, shtoi Hubchev.

Hubchev e ka pranuar se nuk do ta kenë të lehtë kundër Kosovës, por i ka paralajmëruar “Dardanët” se objektivi i tyre është kualifikimi në “Euro 2020”. Ndeshja mes Kosovës e Bullgarisë do të zhvillohet të hënën në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. 

(Kosova Sot)