Mane: Kurrë s’më ka pëlqyer Playstation, është humbje kohe

  • 25 March 2019 - 14:10
Mane: Kurrë s’më ka pëlqyer Playstation, është humbje kohe

Sadio Mane mund të jetë futbollist fantastik dhe i dashuruar pas këtij sporti, por për habinë e shumë personave ai nuk është aspak tifoz i video-lojës – Playstation.

Playstation është një video-lojë e famshme të cilën e luajnë adhuruesit e futbollit dhe shumë futbollistë profesionistë po ashtu, por jo edhe ylli i Liverpoolit Sadio Mane.

“Kurrë nuk më ka pëlqyer. Kurrë nuk kam luajtur. Mendoj që është diçka që ta humbë kohën. Unë nuk dua të humbas kohë në shkëmbim të asgjëje”, tha Mane.

Mane është duke e kaluar një sezon mbresëlënës në Liverpool dhe është ndër prioritet e Real Madridit në afatin kalimtar të verës. 

(Kosova Sot)