Kante: Edhe nëse Zidane më thërret nuk ka rëndësi, jam i përqendruar në Chelsea

  • 25 March 2019 - 15:25
Kante: Edhe nëse Zidane më thërret nuk ka rëndësi, jam i përqendruar në Chelsea

Në një intervistë për televizionin francez, mesfushori i Chelseat N’Golo Kante ia ka mbyllur derën kalimit të mundshëm në Real Madrid gjatë verës.

Kante është njëri prej mesfushorëve më të mirë dhe më të kërkuar në botë, me disa klube të mëdha evropiane, si Paris Saint-Germain dhe Juventusin që e duan në skuadër.

Real Madridi është po ashtu admirues i madh i francezit, i cili në një intervistë me televizionin francez M6 tha se atij i bën vetëm për Chelsean dhe se nuk i lë përshtypje çfarë thuhet për të.

“Në këtë moment jam në Chelsea dhe nuk ka rëndësi çfarë thuhet tjetër kund”, tha 27-vjeçari.

“Edhe nëse Zidane [trajneri i Real Madridit] më thërret, nuk ka rëndësi. Tani për tani jam në Chelsea dhe i përqendruar vetëm këtu”, shtoi ai.

Kante ka kontratë me të kaltrit deri në vitin 2023.

(Kosova Sot)