Hashim Thaçi me të birin në “Fadil Vokrri” në tribunën Vip

  • 25 March 2019 - 21:47
Hashim Thaçi me të birin në “Fadil Vokrri” në tribunën Vip

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku “Dardanët” po përballen me Bullgarinë.

Thaçi po e ndjek nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Bullgarisë e vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatorëve për “Euro2020”.

Ai është parë nën shoqërinë e djalit të tij Endrit Thaçi.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova po humb 0-1 nga Bullgaria.

(Kosova Sot)