Ndeshjet dhe kundërshtarët e radhës të Kosovës

  • 26 March 2019 - 09:55
Ndeshjet dhe kundërshtarët e radhës të Kosovës

Kosova e zhvilloi mbrëmë ndeshjen e dytë për muajin mars dhe tani “Dardanët” do ta kalojnë një kohë larg ekipit kombëtar.

Pas katër muajve e dy ditëve pritje, Kosova ishte kthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore kundër Danimarkës. Vetëm katër ditë më vonë, “Dardanët” e pritën në shtëpi Bullgarinë

Këto dy ndeshje përfunduan baras për Kosovën dhe djelmoshat e Bernard Challandes u shprehën veçanërisht të zhgënjyer që s’kishin arritur të sigurojnë fitore në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Megjithatë, kosovarët do të duhet të presin deri në qershor për t’u hakmarrë e për ta kërkuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Fillimisht, Kosova do ta vizitojë Malin e Zi më 7 qershor në stadiumin e qytetit të Podgoricës. Ndërsa, tri ditë më vonë, më 10 qershor, “Dardanët” do të udhëtojnë në stadiumin Vasil Levski, për ndeshjen kundër Bullgarisë.

Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për EURO 2020, ku marrin pjesë edhe Anglia dhe Republika Çeke.

Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës.

(Kosova Sot)