Në Afrikë e lëshojnë himnin në stadium me telefon Huawei, ndodh e papritura!

  • 26 March 2019 - 17:09
Në Afrikë e lëshojnë himnin në stadium me telefon Huawei, ndodh e papritura!

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në kontinentin afrikan. Himni i Afrikës së Jugut është lëshuar përmes telefonit celular dhe ai është ndërprerë dy herë

Intonimi i himnit shtetëror është obligim dhe traditë në botën e futbollit kur takohen ekipet kombëtare.

Por, në Afrikë ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë.

Himni ishte lëshuar përmes programit Aux në telefonin celular Huawei.

Si rezultat, himni u ndërpre dy herë dhe i tërë stadiumi dëgjoi zëra dhe tinguj të tjerë derisa do të duhej të vazhdonte himni jug-afrikan.

Ndeshja u zhvillua në Tunizi pasi FIFA kishte vendosur që nga viti 2011 të mos luheshin ndeshjet në Tunizi për shkak të luftës civile që kishte ndodhur në këtë vend. 

(Kosova Sot)