Sqarohet Eroll Salihu: S’thashë që politikanët s’i paguajnë biletat për ndeshjet e Kosovës

  • 26 March 2019 - 19:12
Sqarohet Eroll Salihu: S’thashë që politikanët s’i paguajnë biletat për ndeshjet e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, e ka mohuar të ketë thënë se krerët e vendit nuk i paguajnë biletat për t’i parë ndeshjet e ekipit kombëtar të Kosovës nga sektorit VIP, duke këmbëngulur se deklaratat e tij janë devijuar për, siç thotë, klikime.

Salihu ka këmbëngulur se deklaratat e tij të dhëna sot për një gazetë kosovare nuk kishin të bënin me sektorin “Very VIP” – i cili është i rezervuar për politikanët kryesorë të vendit – dhe menaxhohet nga Kryeministria dhe jo FFK-ja, sipas tij.

Ai madje thotë se ndihet i nderuar që politikanët e përkrahin Kombëtaren e Kosovës nga afër.  

“Me këtë rast dua ta sqaroj opinionin se deklarata ime lidhur me biletat nuk ka të bëjë fare me sektorin “Very VIP”, i cili është i rezervuar pikërisht për krerët e institucioneve dhe menaxhohet nga Kryeministria. Madje, unë si sekretar i përgjithshëm dhe FFK-ja si institucion jemi gjithmonë të nderuar kur në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës janë të pranishëm krerët e shtetit dhe që përherë janë në mbështetje të djelmoshave tanë”, ka thënë Salihu në një reagim.

Edhe Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Velesit, ka reaguar ndaj deklaratave të mëhershme të Salihut, duke thënë se Veseli nuk kishte kërkuar trajtim të veçantë në barazimin e Kosovës 1:1 me Bullgarinë në ndeshjen hapëse për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020.

Nga Zyra e Kryetarit të Kuvendit, kanë thënë për Insajderi se ata nuk kanë kërkuar trajtim special ose bileta shtesë nga FFK-ja për ndeshjen e mbrëmshme.

366235

“Kryetari Veseli ka marrë ftese gjithmonë për ndeshjet e Kosovës. Në asnjë forme ne nuk kemi kërkuar trajtim special nga FFK apo bileta shtesë. Çështja e menaxhimit të shpërndarjes se biletave ju takon FFK-së”, kanë thënë nga zyra e Veselit.

(Kosova Sot)