Mario Mandzukic e vazhdon kontratën me Juventusin

  • 26 March 2019 - 21:07
Mario Mandzukic e vazhdon kontratën me Juventusin

Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratë të re, e cila do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.

Sulmuesi 32-vjeçar ka kontratë aktuale me klubin deri në vitin 2020.

Por, sipas Sky Sport Italia, ai do të nënshkruajë kontratë të re me kohëzgjatje deri në vitin 2021, që praktikisht nënkupton se ai do ta mbarojë karrierën në Torino.

Mandzukic iu bashkua Juves në vitin 2015 nga Atletico Madridi për 21 milionë euro.

Ai i ka shënuar 43 gola në 158 paraqitje zyrtare për klubin, si dhe ka dhuruar 23 asiste.

Ai pritet t’i fitojë 5.5 milionë euro në vit plus bonuse, që nënkupton rritje prej 1 milionë euro nga paga aktuale.

(Kosova Sot)