Zemërohet Balotelli: S’jam robot, as teveqel dhe as epidemik

  • 26 March 2019 - 22:10
Zemërohet Balotelli: S’jam robot, as teveqel dhe as epidemik

Sulmuesi italian i Marseille, Mario Balotelli, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e luan fushatë njolluese kundër tij, duke thënë se shpesh nuk reagon ndaj ofendimeve por sheh dhe ndien gjithçka.

Balotelli ka mahnitur që prej se iu bashkua Marseilles nga Nice në janar, edhe pse nuk është ftuar nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjet e marsit dhe tani ka vendosur t’iu përgjigjet atyre që e kritikojnë.

“Edhe unë mund të lodhem emocionalisht duke i dëgjuar ofendimet, shpifjet dhe nënvlerësimet e juaja gjatë këtyre viteve”, shkroi Balotelli në Instagram.

“Nuk jam robot, as epidemik, e as teveqel… shpesh herë nuk përgjigjem ndaj (komenteve) për t’i shmangur problemet dhe tensionet e panevojshme, por edhe unë ndiej dhe shoh çdo gjë”, theksoi ai.

“I shoh të gjitha dhe edhe unë lodhem. Më respektoni mua aq sa unë e respektoj Italinë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)