Gafa e televizionit zviceran: Aq e çmendur ishte ndeshja sa një lojtar e bënë shqiptar

  • 27 March 2019 - 11:22
Gafa e televizionit zviceran: Aq e çmendur ishte ndeshja sa një lojtar e bënë shqiptar

Për këtë ndeshje po flet mbarë bota futbollistike. Zvicra e shqiptarëve nuk arriti të ruante fitoren ndaj Danimarkës në kualifikueset për në Europian.

Zvicra ishte në avantazh 3 me 0, me gola të shënuar nga Freuler, Embolo dhe Xhaka, që realizoi një gol spektakolar.

Por brenda nëntë minutash, gjithçka ndryshoi.

Danimarka shënoi tre gola duke nisur nga minuta e 84, 88 dhe 93, duke shtangur zviceranët.

Të trullosur nga kjo ndeshje ishin jo vetëm lojtarët dhe tifozët, por edhe media.

Televizioni publik RTS e bëri shqiptar lojtarin Kevin Mbabu, duke i vendosur flamurin tonë tek titrat e emrit. Nuk kanë faj, kanë shumë shqiptarë aty.

(Kosova Sot)