Prishtina e mund Borean me 76 pikë dallim

  • 27 March 2019 - 21:32
Prishtina e mund Borean me 76 pikë dallim

Prishtina e ka mposhtur Borean thellë 128:52 të mërkurën në kryeqytet, duke e vazhduar serinë pa humbje në Superligën e Kosovës në basketboll edhe pas javës së 24-të.

Prishtina triumfoi bindshëm me 76 pikë dallim në ndeshjen e javës së 24-të kundër Boreas, e cila u zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Bardhekaltrit janë lider të padiskutueshëm me 48 pikë nga 48 të mundshme pas 24 fitoreve në po kaq xhiro.

Borea vazhdon të jetë në fundin e renditjes në Superligë me vetëm 25 pikë, pas 21 humbjeve deri tani.

(Kosova Sot)