Zidane mund t’i shpenzojë deri në 500 milionë euro verës

  • 28 March 2019 - 10:11
Zidane mund t’i shpenzojë deri në 500 milionë euro verës

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e bindi Zinedine Zidanin të kthehet në klub duke ia premtuar 500 milionë euro për transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

Zinedine Zidane u kthye në pozitën e trajnerit të Real Madridit me shpresën se do ta ketë përsëri të njëjtën efekt si herën e kaluar. Për ta arritur këtë qëllim, ai i ka 500 milionë euro në dispozicion për ta përforcuar skuadrën

E përditshmja franceze, L’Equipe, raporton se lojtarët kryesorë për të cilët do të shpenzohen këto para janë Eden Hazardi i Chelseat, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit.

Megjithatë, asnjëra prej këtyre marrëveshjeve nuk do të jetë e lehtë për tu arrirë.

Edhe pse për transferimin e Hazardit është spekuluar tash e një kohë të gjitha, dënimi që FIFA ia ka dhënë Chelseat për të mos transferuar lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtar bën që klubi londinez ta dëshirojë qëndrimin e belgut edhe më shumë.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germaini nuk është i gatshëm ta lë Mbappen të shkojë për asnjë ofertë. Kjo pasi që klubi francez beson se Mbappe do të bëhet edhe më i mirë sezonin tjetër dhe përfitimet edhe jashtë fushës, prej shitjes së fanellave të tij, janë marramendëse.

Së fundi, Real Madridi do ta ketë po aq të vështirë ta sigurojë transferimin e Pogbës, i cili është ylli i skuadrës së Manchester Unitedit. Kontrata e 26-vjeçarit është ende larg skadimit dhe drejtuesit e “Djajve të kuq” nuk duan ta lënë francezin të largohet. 

(Kosova Sot)