Diçka po zihet në prag të Kuvendit të FFK-së!

  • 28 March 2019 - 14:28
Diçka po zihet në prag të Kuvendit të FFK-së!

Sot mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së, ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihen bashkë grupi i të pakënaqurve me kryetarin Agim Ademi

Federata e Futbollit e Kosovës sot prej orës 17:00 do ta mbaj Kuvendin e Rregullt të Punës. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, në të cilën shihen së bashku ish nënkryetari i FFK-së, deputeti Bekim Haxhiu, djali i ish presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, Gramozi, drejtuesi i Llapit, Tahir Batatina, e po ashtu Hysen Sadiku dhe Bajram Zeqiri.

Njëherësh, ky njihet edhe si grupi i të pakënaqurve karshi kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi, dhe bashkëpunëtoreve të tij.

Javëve të fundit është përfolur shumë rasti i çarjes së Gramoz Vokrrit me ish bashkëpuntorët e babait të tij dhe në lidhje me akuzat e ashpra të Llapit kundër FFK-së për lidhshmëri me FC Prishtinën – situata këto që krijuan zhurmë të madhe në futbollin kosovar.

Madje, ky grup kishte nis të mbledh edhe nënshkrime të delegatëve të FFK-së për të kërkuar për kuvendin e sotëm votëbesim për kryetarin aktual, Agim Ademi, ndonëse bëhet fjalë për një Kuvend të Rregullt të Punës.

Mbetet të shihet se si do të kalojë sot ky Kuvend i FFK-së.

Image

(Kosova Sot)