'Dëmtimi muskulor s’mund ta ndalë Ronaldon'

  • 28 March 2019 - 15:43
'Dëmtimi muskulor s’mund ta ndalë Ronaldon'

Ish-trajneri i Portugalisë, Luiz Felipe Scolari, i ka paralajmëruar rivalët e Juventusit se një problem muskulor natyrisht se nuk do ta ndalë Cristiano Ronaldo.

Ronaldo rrezikon ta humbasë ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të Juventusit kundër Ajaxit, pasi e ka dëmtuar muskulin gjatë një ndeshjeje kualifikuese për EURO 2020 të Portugalisë kundër Serbisë.

“Cristiano Ronaldo do të jetë i pikëlluar, ky lëndim do t’i shkaktojë vështirësi Juventusit, por një problem muskulor natyrisht se nuk do ta ndalë atë”, tha 70-vjeçari për Gazzetta dello Sport.

“Ai ma ka mësuar mua dhe të gjithëve rëndësinë e përkushtimit: asgjë nuk pikë prej qiellit. Nëse dëshiron të arrini dicka, duhet të luftoni për të”, shtoi ai.

Siç qëndrojnë gjërat, Ronaldo do të mungojë edhe në tri ndeshje të Juves në Serie A, kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.

(Kosova Sot)