Higuain i jep fund karrierës me Argjentinën

  • 28 March 2019 - 20:29
Higuain i jep fund karrierës me Argjentinën

Higuain i ka dhënë fund karrierës me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Sulmuesi i Chelsea, Gonzalo Higuain, ka lajmëruar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja Argjentinase.

 Sulmuesi 31-vjeçar i “Bluve të Londrës” i ka befasuar të gjithë me këtë vendim, mediat argjentinasi e quajnë si diçka “papritur”.

“Cikli im tek Argjentina ka përfunduar. Dua të kaloj sa më shumë kohë me familjen time”, shprehet Higuain për arsyen e tërheqjes.

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Napoli, Juventus dhe Milan ka bërë 75 paraqitje me me Argjentinën duke shënuar 31 gola.

(Kosova Sot)