Adnan Januzaj e bën ‘horë’ shokun e skuadrës

  • 29 March 2019 - 14:11
Adnan Januzaj e bën ‘horë’ shokun e skuadrës

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet duke ia futur në mes të këmbëve topin një bashkëlojtari të tij.

Skuadra e Real Sociedadit u bashkua sot në kampin stërvitor “Campo de Futbol Zubieta”, për t’u përgatitur për përballjen me Valladolidin, e cila do të zhvillohet të dielën në kuadër të La Ligës.

Adnan Januzaj i shfrytëzoi këto stërvitje për t’iu treguar të gjithëve pikërisht se me çfarë do të përballen lojtarët e Valladolidit. Megjithatë, këtë herë, viktimë e Januzajt ishte bashkëlojtari i tij, Diego Llorente.

Përfaqësuesi belg me prejardhje nga Kosova e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social videon ku ai shihet duke e dribluar dhe duke ia futur topin në mes të këmbëve Llorentes.

“Më vjen keq vëlla @diego_2llorente”, shkruhet në përshkrimin e videos, të publikuar nga Januzaj, i cili e përcjelli këtë shkrim me disa emotikone që simbolizojnë qeshjen.

Mirëpo, Januzaj e ka pasur mundësinë ta dëshmojë veten edhe në fushën e lojës. Ai i ka bërë gjithsej 21 paraqitje këtë sezon për Real Sociedadin, gjatë së cilave i shënoi dy gola dhe i bëri katër asiste. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sorry bro ë @diego_2llorente

A post shared by Adnan Januzaj (@adnanjanuzaj) on

(Kosova Sot)