Messi: Nuk e di çfarë e shtyri Icardin ta thotë atë!

  • 29 March 2019 - 19:19
Messi: Nuk e di çfarë e shtyri Icardin ta thotë atë!

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për “947 FM Radio” në Argjentinë ku ka diskutuar disa çështje, ndër to edhe gjendjen e përfaqësueses së tij.

10-shi magjik i Barcelonës foli edhe për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili kishte thënë se “në kombëtare ka probleme”.

“Kjo brez është keqtrajtuar. Ne jemi profesionistë dhe duam të fitojmë. Unë dua të fitoj diçka me Argjentinën. Do të luaj në të gjithë kompeticionet e rëndësishëm.

Kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që të quhemi pretendentë. Këta djem kanë luajtur shumë pak ndeshje me Argjentinën. Duhet të tregohemi të duruar dhe nuk kam dyshime që do të jemi të fortë.”

Ai vijoi të flasë për lojtarët e kombëtares së tij, duke u ndalur edhe te Icardi.

“Luajta disa ndeshje me të. Nuk e di se çfarë ndodhi që e detyroi të thoshte se kombëtarja kishte probleme më parë. Nuk e di se për çfarë e kishte fjalën. Askush nuk është trajtuar keq në dhomën e zhveshjes”.

(Kosova Sot)