Halimi përfshihet në aksionin e bukur të Brondby

  • 29 March 2019 - 20:05
Halimi përfshihet në aksionin e bukur të Brondby

Brondby dhe Odense janë duke barazuar 1-1 pas 45 minutave lojë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27 në Superligën e Danimarkës.

Brondby kaloi i pari në epërsi me golin e Simon Hedlund në minutën e 42’, që erdhi nga një aksion i bukur i vendasve, në të cilin u përfshi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, duke qitur në mesfushë dy lojtarë nga loja

Gëzimi i vendasve zgjati shkurt, pasi Troels Klove shënoi për 1-1 në minutën e 45’, për rezultatin e pjesës së parë. 

(Kosova Sot)