Rashica humbi disa raste kundër Bullgarisë, kështu reagon Challandes

  • 29 March 2019 - 22:23
Rashica humbi disa raste kundër Bullgarisë, kështu reagon Challandes

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, ka folur për ndeshjen e së hënës, kundër Bullgarisë, në të cilën “Dardanët” morën vetëm një pikë, pavarësisht rasteve të shumta.

Më së shumti raste në këtë ndeshje kishte sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.

Tekniku zviceran ishte i ftuar në emisionin ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin.

“Kam folur me Milotin, më ka thënë në pjesën e parë të sezonit e ka pasur të vështirë, por në vitin 2019 ka shënuar pothuajse sa herë që ka pasur mundësi. Kishim raste, por nuk shënuam, ndodh kjo në futboll. Unë do të nisi të frikësohem atëherë kur nuk do të kemi raste, e jo kur kemi, edhe pse nuk i realizojmë”, tha Challandes.

(Kosova Sot)