Ylli triumfon ndaj Prizrenit, siguron fitoren e pestë radhazi

  • 30 March 2019 - 19:38
Ylli triumfon ndaj Prizrenit, siguron fitoren e pestë radhazi

Ylli ka arritur ta sigurojë fitoren e pestë radhazi në ndeshjen kundër Prizrenit, të vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll përfundoi me rezultat pozitiv për Golden Eagle Yllin, që arriti ta mposhtë me rezultat 88:83 Prizrenin.

Prizreni e kishte nisur më mirë këtë përballje, duke e fituar me rezultat 30:18 çerekun, mirëpo Ylli u tregua më i fortë në tre çerekët e radhës, duke fituar: 24;16, 16:15 dhe 30:22.

Kjo ishte fitorja e 18 për Yllin, që i ka humbur vetëm shtatë ndeshje këtë sezon. Ndërsa, Prizreni e pësoi disfatën e tretë radhazi, të 13-n për këtë sezon.

(Kosova Sot)