Në mungesë të Ronaldos, Juventusi siguron fitore me epërsi minimale

  • 30 March 2019 - 20:45
Në mungesë të Ronaldos, Juventusi siguron fitore me epërsi minimale

Mungesa e Cristiano Ronaldos mund të jetë vërejtur nga tifozët e Juventusit në ndeshjen kundër Empolit, megjithatë “Zonja e Vjetër” siguroi fitore edhe pa portugezin në fushë.

Juventusi arriti ta fitojë me rezultat 1:0 ndeshjen kundër Empolit, në stadiumin Allianz, në kuadër të xhiros së 29-të të Serisë A, duke kaluar 18 pikë para Napolit në krye të tabelës.

Cristiano Ronaldo nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi muskulor që e pësoi në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbisë. Megjithatë, edhe pa të në dushë, juventinët e dëshmuan veten.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Moise Kean në minutën e 72-të të ndeshjes, pas një pasimi të mirë nga Mario Mandzukic.

Juventusi nuk e dominoi ndeshjen me posedim të topit, pasi që Empoli e mbajti 57 për qind të topit. Por, kampioni në fuqi i Serisë A dominoi me raste të krijuara. Lojtarët e Juventusit i patën 15 goditje drejt portës, ndërsa ata të Empolit tetë.

Juventusi do të tentojë ta fitojë edhe ndeshjen e radhës në Serie A, e cila zhvillohet të martën kundër Cagliarit.

(Kosova Sot)