Çfarë gabimi nga Donnarumma, Sampdoria kalon në epërsi qysh në minutën e parë

  • 30 March 2019 - 20:47
Çfarë gabimi nga Donnarumma, Sampdoria kalon në epërsi qysh në minutën e parë

Sampdoria e ka shënuar golin e parë në ndeshjen kundër Milanit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Luigi Ferraris”, në kuadër të xhiros së 29-të të Serisë A.

Vetëm një minutë iu nevojit skuadrës vendase për të kaluar në epërsi me rezultat 1:0, përmes golit të shënuar nga Gregoire Defrelit, pas gabimit te Gianluigi Donnarummas.

(Kosova Sot)