Përfundon pjesa e parë në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës

  • 31 March 2019 - 14:59
Përfundon pjesa e parë në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës

Prishtina është duke barazuar pa gola në udhëtim me Ballkanin, në një ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Ballkani është nikoqir i bardhekaltërve në stadiumin e qytetit në Suharekë, dhe pas 45 minutave të parë ai doli ta ndalë klubin nga kryeqyteti.

Prishtina pati më shumë nga loja dhe ishte më pranë golit me Meriton Korenicën, Ergyn Ahmetin dhe Lorik Boshnjakun që rrezikuan portën e vendasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Prishtina ngel në vendin e tretë me 51 pikë, katër më pak se lideri Feronikeli, i cili sot nga ora 17:00 luan kundër Flamurtarit në kryeqytet. 

(Kosova Sot)