Llapi zbret çmimin e biletave, i duhen tifozët për titull

  • 31 March 2019 - 20:47
Llapi zbret çmimin e biletave, i duhen tifozët për titull

Llapi ka njoftuar se duke filluar nga xhiro e ardhshme, çmimi i biletave për të parë nga afër skuadrën e zemrës do të jetë vetëm 1 euro.

Flamurtari e ka ndal Feronikelin në xhiron e 24 të Ipko Superligës, duke barazuar 0-0, për ta bërë edhe më interesante garën për titull.

Pas barazimit, Feronikeli mbetet lider në renditjen e Ipko Superligës me 56 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina dhe vetëm 5 më shumë se Llapi.

Kështu, duke parë se është rihapur edhe më shumë gara për titull, Llapi ka vendosur që për pjesën e mbetur të sezonit, biletat të jenë vetëm 1 euro.

Kujtojmë se sipas statistikave zyrtare të FFK-së, Llapi aktualisht është klubi me shikueshmërinë më të madhe kur luan në Podujevë për dallim me klubet tjera.

Njoftimi i Llapit:

Pas konsultimit me Kryetarin dhe kryesinë e klubit duke pasur parasysh që lufta për titull është ende e hapur dhe se skuadra jonë e zemrës, Llapi e ka arritur shikueshmërinë më të madhe në Kosovë, Kryetrajneri i rikthyer i zemres së Llapit, Tahir Batatina ka propozuar dhe është marrur vendim që bileta për gjithë kampionatin të jetë vetëm (1€) ku të gjithë futbolldashësit llapjanë po i duam në tribuna për të na përkrahur në rrugën drejt titullit.

Duke e parë të arsyeshme se çështja ekonomike është jo e mirë tek popullit ynë, ne dëshirojmë si klub që të gjithëve tua mundsojmë të jenë afër skuadrës së zemres në tribuna. Por nga ndeshja e radhes që zhvillohet të merkurën ndaj Ferizajt për askënd (përfshirë edhe fëmijët) nuk vlen as një kartelë, as një librezë dhe as një dokument për tu futur në stadium përveç biletës së ndeshjes që kushton 1€ (shumë simbolike për të gjithë ne).

Me moton “MOS I PI DY KAFE, NDIHMO KLUBIN E ZEMRËS DUKE PAGUAR BILETË SEPSE NE JU DUAM NË TRIBUNA”, e bëjmë për ju që na mbështetni gjithmonë.

(Kosova Sot)