Partnerja e Ronaldos, Georgina reagon ndaj thashethemeve se është shtatzënë

  • 01 April 2019 - 10:34
Partnerja e Ronaldos, Georgina reagon ndaj thashethemeve se është shtatzënë

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez e ka mohuar se është shtatzënë, pasi një fotografi së fundmi nxiti thashetheme se ajo mund të jetë përsëri shtatzënë.

Rodriguez shpjegoi se nuk është shtatzënë, duke thënë se ka një ndryshim të përkohshëm në dietën e saj

“Kam udhëtuar nga aeroplani në aeroplan dhe kam ngrënë pasta për katër ditë rresht. Edhe unë jam njeri”, tha Rodriguez.

Ajo theksoi se ende është duke e rimarr veten nga lindja e fundit.

Image

“Hormonet e mia kanë ndikim në mua dhe ende jam duke e rimarr veten nga lindja e kaluar”, shtoi ajo.

(Kosova Sot)