Ronaldo hap dyqan ëmbëlsirash

  • 01 April 2019 - 14:40
Ronaldo hap dyqan ëmbëlsirash

Cristiano Ronaldo është i gatshëm të bëhet shef pastiçerie, por tifozët e Juventusit nuk duhet të merakosen për këtë lajm.

Sipas Il Corriere di Torino, Ronaldo do ta hapë një dyqan ëmbëlsirash në qendër të qytetit në Torino. Një biznes i ri për të, pas investimeve të portugezit në hotele luksoze dhe klinika për transplantimin e flokëve.

Sipas gazetës italiane, Ronaldo është i gatshëm ta hapë dyqanin ku do tw shiten ëmbëlsira portugeze. Thuhet se ai e ka gjetur vendin ku dëshiron ta hapë atë në qendër të Torinos.

Kjo thuhet të jetë një dhuratë e CR7 për partneren e tij Georgina Rodriguez, e cila po ashtu është e përfshirë në menaxhimin e klinikes së transplantimit të flokëve që u hap në Madrid muajin e kaluar.

(Kosova Sot)