E nxjerr gjyshin nga varri për ta festuar bashkë titullin e kampionit
Racingu është shpallur kampion i Argjentinës, kurse një tifoz i këtij klubi e ka nxjerr nga kafkën e gjyshit të tij të ndjerë për ta festuar bashkë titullin e kampionit. Thotë se nga gjyshi i tij e ka trashgëguar dashurinë e “çmendur” për Racingun
Tifozët kanë pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, mbase edhe të pashpjegueshme. Por, pasion si tifozët në Argjentinë thuajse është e pamundur të gjesh diku tjetër. Klubi i njohur argjentinas, Racing, është shpallur kampion i Argjentinës. Klubi me histori 116-vjeçare e fitoi titullin e 18-të në historinë e vet, ndërsa tifozët e këtij klubi nuk përmbahen dot së festuari.
Një tifoz argjentinas e ka bërë “çmendurinë” në festë. Ai është Gabriel Aranda, i cili dashurinë e jashtëzakonshme për Racingun e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Valentin Aguilera. Ai ka ndërruar jetë qysh moti, por nipi i tij e ka marrë kafkën e gjyshit të ndjerë për ta festuar bashkë titullin e kampionit të klubit të cilin e kishte në zemër gjyshi i tij.
“Isha te varrezat dhe e nxora gjyshin prej aty. E bëj gjithmonë sa herë luan Racingu. Kjo është një traditë e jona dhe gjyshi ndihet krenar që e kam nxjerrë jashtë për të festuar titullin kampion të klubit tonë”, thotë për “TNT Sports” tifozi që u bë “hit” në gjithë botën me këtë veprim.
(Kosova Sot)