Zbulohet projekti i stadiumit të ri të Real Madridit

  • 02 April 2019 - 16:09
Zbulohet projekti i stadiumit të ri të Real Madridit

Stadiumi i ri pritet t’i kushtojë gjigantit spanjoll gati 600 milionë euro

Real Madridi në një të ardhme të afërt do të bëhet me një stadium të jashtëzakonshëm. Kjo është bërë e ditur nga presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez. Stadiumi “Staniago Bernabeu” është hapur qysh në dhjetorin e vitit 1947, por që shumë shpejt do të ndodh modernizimi i tij.

Ky projekt do të kushtojë rreth 575 milionë euro. Por, gjiganti spanjoll beson se ky shpenzim i madh do të nxirret brenda 20-30 vjetëve përmes stadiumit të modernizuar

Realizimi i këtij projekti mund të marrë kohë prej 3 deri në 4 vjet. “Nga viti 200 i kemi shpenzuar 500 milionë euro – 269 në “Bernabeu” dhe 231 në “Valdebebas””, ka thënë Prez gjatë prezantimit të projektit, të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme: 

(Kosova Sot)