Tifozët ultras të Interit e kërkojnë largimin e Icardit

  • 02 April 2019 - 16:33
Tifozët ultras të Interit e kërkojnë largimin e Icardit

Tifozët ultras të Interit e kanë publikuar një komunikatë përmes të cilës bëjnë thirrje që Mauro Icardi të largohet nga klubi, duke thënë se sjellja e tij nuk duhet të tolerohet më.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, konfirmoi se Icardi do të jetë titullar kundër Genoas të mërkurën, por Curva Nord e ka bërë të qartë se nuk e mirëpresin më argjentinasin në San Siro.

Icardi nuk ka luajtur për zikaltrit që prej 13 shkurtit, kur iu mor shiriti i kapitenit nga drejtuesit e klubit, siç thuhet për shkak të bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara.

“Pas një takimi të brendshëm, Curva Nord ka vendosur unanimisht se sjellja e numrit 9 zikaltër nuk duhet të tolerohet më”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Nord beson se Icardi ka treguar se nuk e ka karakterin e nevojshëm, por vetëm për shiritin e kapitenit por as për ta bashkuar dhomën e zhveshjes. Me këtë deklaratë, ne i bëjmë thirrje Interit të marrë masa të nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur për ta larguar atë nga skuadra”, thuhet më tej në komunikatë. 

(Kosova Sot)